Flash News

KRYESORE

Pandemia, Pompeo kritikon Kinën dhe OBSH-në për mungesë transparence

Pandemia, Pompeo kritikon Kinën dhe OBSH-në për mungesë

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo deklaroi se zyrtarët e OBSH-së ende nuk po kërkojnë publikisht llogari nga Kina për faktin që ajo nuk dha informacione rreth origjinës së koronavirusit.

Ndërsa koronavirusi vazhdon të shkaktojë viktima në të gjithë botën, Pompeo po kritikon ashpër Partinë Komuniste në pushtet të Kinës, për mos ndarjen e informacionit mbi virusin vdekjeprurës dhe po kritikon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për mungesë të trysnisë ndaj Pekinit.

“Edhe pasi Partia Komuniste e Kinës njoftoi OBSH-në për shpërthimin e koronavirusit, Kina nuk i ndau të gjitha informacionet që kishte. Në vend të kësaj, ajo fshehu rrezikun që përbente sëmundja, nuk raportoi për transmetimin njerëzor për një muaj derisa kjo po ndodhte në çdo provincë brenda Kinës, censuroi ata që përpiqeshin të paralajmëronin botën në mënyrë që të ndalonin testimin e mostrave të reja dhe shkatërroi mostrat ekzistuese.”

Sekretari Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara po udhëheqin luftën globale kundër virusit, duke siguruar 775 milionë dollarë për 100 vende.

“Shtetet e Bashkuara janë vendi më bujar në planet, ishin më bujar në tre vitet e fundit, dhe do të vazhdojnë të jenë edhe këtë vit.”

Organizata Botërore e Shëndetësisë mohon se ajo ka qenë shumë e butë ndaj Kinës dhe thotë se tani nuk është koha për të ndërprerë fondet./ VOA

Të fundit