Flash News

KRYESORE

Pandemia/ Presidentja e KE paralajmëron: Të moshuarit mund të mbeten të izoluar deri në fund të vitit

Pandemia/ Presidentja e KE paralajmëron: Të moshuarit mund të

Personave të moshuar mund t’iu duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e të infektuarit me koronavirus.

Kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së COVID-19.”

Kështu ka thënë Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.

Der Leyen theksoi se izolimi është një barrë jo e vogël, megjithatë kjo është çështje për jetë a vdekje.

Sipas të dhënave të OBSH, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona në gjithë botën.

Ndërkohë, deri më tani zyrtarisht janë raportuar mbi 108 mijë vdekje. Po ashtu, si të shëruar plotësisht konsiderohen gjithsej 401 mijë e 517 persona.

Të fundit