Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Genc Pollo
Panglosi, një personazh grotesk por edhe simpatik i filozofit iluminist frëng Voltaire, ishte një dijetar që besonte se jetonte në botën më të mirë të mundshme dhe se gjithçka bëhej mirë vetvetiu. Edhe kur nxënësi i tij Candide i sillte në vëmendje tërmetin, përmbytjen, murtajën e dhunën njerëzore që ndodhnin para syve të tyre, Panglosi nuk e humbiste optimizmin sureal, por jepte një shpjegim sofist dhe ç'ishte më e keqja nuk vepronte për t'u mbrojtur nga fatkeqësia duke marrë në qafë veten dhe shpurën e tij. Me këtë personazh Voltaire parodizoi mjeshtërisht fatalizmin optimist me pasojë mosveprimin i cili në folklorin shqiptar deri diku ka ekuivalent gomarin që pëllet "bëje o Zot ëndërr" ndërsa po e shqyen ujku.
Druaj se nuk është politikisht korrekte t'a shkruaj, por edhe të mos e shpreh e kam vështirë, se për mua Panglosi është personazhi më i përafërt me të tërë ata shqiptarë e ndërkombëtarë të cilët me fjalime, deklarata e progres-raporte kanë proklamuar vitet e fundit progresin e pandalshëm të Shipërisë drejt adoptimit, brendësimit e zbatimit të vlerave e standarteve të Bashkimit Europian. Dhe atëherë kur realiteti fliste tjetërsoj si p.sh për drogën qeveritare apo kapjen e institucioneve, ata njëlloj si Panglosi, kur nuk e kalonin dot me heshtje komode, gjenin një artific që bënte hasha atë gjë që dynjaja e shihte açik.
Këtë parantezë e shkruajta mbasi Këshilli Europian, dmth shtetet anëtare të BE-së, konkluduan për 15 kushte të cilat duhen plotësuar para se përfaqësuesit e Shqipërisë të ulen në tryezë për negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.
Kushtet nr.14 e 15 kërkojnë zgjidhjen e dy problemeve të krijuar mirëfilli nga qeveria e shumica parlamentare e saj në gjashtë muajt e fundit: 1) rregullimin e një ligji për pronat që dyshohet si mekanizëm arbitrar i qeverisë për t'ja marrë filanit pronën e për t'ja dhënë fistekut, ky i fundit si rregull oligark pranë pushtetit (Presidenti ndërkohë e ktheu ligjin në Kuvend); 2) të bëhen ligje që nuk cënojnë por promovojnë lirinë e medias e të fjalës.
Pa këto dy ynere të qeverisë numri i kushteve europiane do të mbetej 13, për të cilin numerologjia profetizon gjëra interesante. Por, përkundrejt optimizmit të panglosëve të shumtë, e për motive që s'kanë fare lidhje me "hapjen e derës së dhomës së pritjes të Europës" këto dy pengesa u shtuan pothuaj artificialisht para finishit.
Nisur nga përvoja ime në Komisionin parlamentar për median gjatë legjislaturës së shkuar po hedh disa shënime e tre rekomandime si një kontribut modest për përmbushjen e kushtit nr.15, i cili nuk ka të bëjë vetëm me "hapjen e derës" por edhe, më e rëndësishme kjo, me mbrojtjen e një arritjeje thelbësore në këto 30 vjet.
Edhe pse po i shkruaj këto rradhë në kohë pandemie mbetem me besim se jeta vazhdon përtej covid19.
1- Thjesht abrogoni paketën ligjore anti-fjalë
Paketa ligjore anti-fjalë e miratuar nga shumica rilindiste nuk sjell asgjë pozitive në thelb; problemet që ajo pretendon të trajtojë në mediat online si pornografi me të mitur, terrorizëm apo cënim të sigurisë kombëtare, kurrë nuk janë trajtuar si urgjentë apo akutë nga qeveria. Edhe nëse ato janë apo bëhen shqetësim i tillë prokuroria i ka të gjithë instrumentat për të ndërhyrë, madje edhe menjëherë; prandaj dhe nuk ka arsye që kompetencat penale të saj t'i jepen Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) si tagër adminstrativ.
Më lart përshkrova versionin e fundit të ligjit; versionet e mëparshme, si nga teksti edhe nga retorika justifikuese e qeverisë, synonin haptazi zaptimin e medias online si bastion i fundit i gazetarisë investigative, i kritikës antiqeveritare e në përgjithësi i mendimit të pakonformuar me rilindizmën (për bastionet e zaptuara flasim më poshtë).
Një meritë gjithësesi i duhet njohur paketës anti fjalë: ajo mobilizoi si rrallëherë shoqërinë civile përfshi edhe OJF e ojëfistë të majtë kundër saj. Madje shoqatat e medias përveç kundërshtimit ndaj paketës u investuan konstruktivisht për një mekanizëm të vetë-rregullimit etik sipas praktikës së mirë botërore. Gjithashtu paketa i dha mundësi disa ndërkombëtarëve të Tiranës, që të angazhoheshin hapur e qartë për vlera europiane, gjë që publiku shqiptar e priste prej vitesh.
Aktualisht pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës rilindistët thonë se do presin opinionin e Komisionit të Venecias. Por ky opinion nuk ka ç'të thotë tjetër përveçse dy edhe dy bëjnë katër, gjë që e kanë thënë dhe përsëritur Këshilli i Europës e të tjerë. Madje dërgimi i paketës nga parlamentarët e Këshillit të Europës (vini re: jo nga institucionet shqiptare!) në Komisionin e Venecias për opinion u bë për të fituar kohë dhe për të ofruar një farë rrugëdalje se sa për të mësuar mbi përputhjen e ligjeve me standartet. Efekt anësor i kësaj gjëje është mbingarkesa e Komisionit të Venecias me çështje shqiptare të politizuara por juridikisht të qarta; jo më kot diplomatë europianë po e quajnë atë me ironi "Komisioni i Tiranës". Prandaj rrugëdalja më e nderuar është abrogimi një orë e më parë i kësaj pakete anti-fjalë që lipsej të mos ishte miratuar kurrë.
Klima pandemike nuk më ysht që pas kësaj katraure të bëj thirrje për dorëheqje të mujsharëve përgjegjës, përfshi këtu edhe zonjat, të cilat me bindje qorre, agresivitet verbal e gënjeshtra për institucionet europiane, i mbrojtën projektligjet para komisioneve parlamentare.
2- Sa më pak pronarë aq më e kapur media.
2013 nuk ishte vetëm viti i kalimit të pushtetit nga demokratët tek rilindistët, por ai ndryshoi edhe një ekuilibër mediatik që ndonëse joperfekt i ndihmonte demokracisë. E kam fjalën për dy televizionet private me licencë kombëtare Klan e Top Channel që dominonin audiencën dhe që gjatë tetë viteve të qeverisë Berisha ishin rreshtuar njëri me pushtetin e tjetri me opozitën (dhe me bashkinë Tiranë). Mbas 2013 e deri më sot, të dy janë në istikamin e propagandistik të Ramës ashtu si dhe ca të tjerë. Ligji për mediat audiovizuale, për të cilin kam qenë ministër përgjegjës dhe që u miratua nga mazhoranca jonë në pranverën e 2013, parashikonte "kufizimin e përqëndrimit të pronësisë në media" ose që një pronar, individ apo familje, të mos zotëronte më shumë se 40%. Ky kufizim ishte i pakapërdishëm për mentalitetin shqiptar, ku "biznesi është i imi dhe me të bëj çfarë të dua", por qëndronte si standard europian dhe i rekomanduar fuqimisht nga Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës, bazuar edhe në studime specifike mbi mediat në Shqipëri. Biznesmenët e medias (quajini edhe oligarkë nëse doni) që cënoheshin nga ky ligj e kundërshtuan por pa sukses.
Pas ndryshimit të pushtetit në vitin 2013 situata ndryshoi në favor të tyre: ata emëruan në krye të AMAs një ish punonjës e marionetë të tyre (e paprecedent në AMA e në çdo rregullator tjetër), tentuan përmes deputeteve rilindistë një amendament që abrogonte kufizimin por me këtë dështuan dhe vazhduan më pas përmes vendimeve gjyqësore "të diskutueshme" duke arritur zbutjen e kufizimit. Por edhe me kufizimin e "cunguar"në fuqi, AMA e mazhorancës shpërndau licencat numerike tek po ai grusht biznesmenësh; në kundërshtim me ligjin dhe me shumicë të thjeshtë kur absolutisht duhej shumica e cilësuar. Kjo e agravoi edhe më keq përqëndrimin e pronësisë e pushtetin mediatik në dy duart e vjetra. Ky zullum përbën një abuzim me detyrën në rrethana rënduese dhe një rast të pastër për SPAK-un. Kundërshtimi i opozitës në komision ishte i prerë, sistematik madje edhe i zëshëm në një kohë kur buçisnin superskandale të tjerë. Ashtu si edhe plot institucione europiane OSBE/ODIHRit në raportin 2019, duke shkuar përtej ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, rekomandon "amendimin e ligjit për median audiovizuale në mënyrë që të kufizohet efektivisht përqëndrimi i pronësisë në media". Ky amendim duhet bërë një orë e më parë në kuadrin e reformës zgjedhore ose edhe më përpara nëse mundet.
3- Shpifja a fyerja jo më në Kodin Penal por vetëm në atë Civil
Prej dekadash shpifja apo fyerja konsiderohet në Europë si diçka që trajtohet si çështje civile: pra nëse i lënduari don t'a çojë shpifësin në gjyq, këtë e bën vetëm përmes një padie civile dhe jo më penale siç ka qenë vaktit. Për më tepër personat publikë me politikanët në krye duhet të jenë më të duruar me publikun edhe kur u bien kot në qafë. Këtë standart synoi mazhoranca e PD por opozita e PS, pa të cilën nuk arrihej shumica e cilësuar, e zvarriti me muaj e vite debatin e duke ofruar një kompromis të paplotë në shkurt 2012: shpifja e fyerja mbeteshin vetëm kundravajtje penale të cilat nuk dënoheshin më me burg por vetëm me gjobë të kripur.
Që Edi Rama ishte me zemër me normën e vaktit e tregoi qartë si kryeministër. Pa shumë siklet ai arriti të dënonte në gjykatë deputetë të opozitës për denoncim të lidhjeve të qeveritarëve me kriminalitetin e oganizuar. Madje ai shkoi deri aty sa me propozim të tij personal (ministri i drejtësisë e refuzoi) t'i propozojë në 2015 Kuvendit kthimin e dënimit me burg të cilin PD e PS e kishin abroguar së bashku në 2012. Kundërshtimi i opozitës, i shoqërisë civile e i komunitetit ndërkombëtar e detyroi t'a tërhiqte projekligjin pa e dorëzuar mirë në Kuvend. E gjithe kjo retrospektivë më çon vetëm tek një rekomandim: abrogimi pa u vonuar i shpifjes e fyerjes si kundravajtje penale (përkatësisht neni 119 e 120 i Kodit Penal).
Genc Pollo
Ish ministër e deputet
2 prill 2020
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38