Flash News

KRYESORE

Panik në kinemanë e Parisit gjatë filmit Joker, dikush thërret “Allahu Akbar”

Një person ka thirrur me zë të lartë frazën “Allahu Akbar” dhe kaq ka mjaftuar që në kinemanë Grand Rex në Paris të Francës të shkaktohet kaos dhe panik mes njerëzve të pranishëm.

Ata janë ngritur me nxitim për të dalë jashtë pasi një burrë thirri me zë të lartë “Allahu Akbar”, ndërsa po transmetohej filmi më i ndjekur i momentit në kinematë ndërkombëtare, Joker.

Le Parisien shkruan se ky moment shkaktoi shumë panik brenda kinemasë pasi njerëzit filluan të kapërcenin ulëset për të dalë jashtë, kurse disa gra u shtrinë përtokë nga frika e një sulmi terrorist.

Burri që thirri në arabisht u arrestua nga policia, i cili fatmirësisht ishe i paarmatosur dhe i identifikuat më vonë si një 34-vjeçar nga periferia e Parisit në Boulogne-Billancourt.

Të fundit