Flash News

KRYESORE

Panik në mesnatë, dy shpërthime tritoli pranë komisariatit të policisë dhe bashkisë Vlorë

Panik në mesnatë, dy shpërthime tritoli pranë komisariatit

Panik në mesnatë në qytetin e Vlorës.

Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë tronditur banorët e qytetit bregdetar rreth orës 02.00 pas mesnate.

Sipas të dhenve të para, një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur në një banesë, që ndodhet pranë komisariatit të policisë së Vlorës. Mësohet se lënda plasëse ka qenë vendosur në portën e jashtme të banesës, ndërsa shpërthimi ka qenë shumë i fortë, çka ka bërë që të dëmtohen dy katet e para të pallatit.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur pak minuta më vonë, në një tjetër banesë që ndodhet pranë bashkisë. Fatmirësisht, nga shpërthimet nuk ka patur të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ende nuk ka detaje të qarta për familjen në të cilën u vu lënda eksplozive, ashtu si edhe për autorët.  Vijon...

Të fundit