Flash News

KRYESORE

Panik në rrugët e Tiranës pas lëkundjeve të tërmetit

Lëkundjet e pak minutave më parë në Tiranë kanë shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë lënë banesat për të qëndruar jashtë.

Tërmeti ka rënë rreth orës 15:45. Magnituda ka qenë 5.3 ballë e shkallës Rihter me thellësi 10 kilometra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Epiqendra e lëkundjes ka qenë në detin Adriatik. Televizionet informative raportojnë se lëkundjet janë ndjerë dhe në Korçë dhe Vlorë.

Ky është tërmeti i dytë i fortë pas atij të mëngjesit të së martës me magnitudë 6.4 ballë.

Të fundit