Flash News

KRYESORE

Panik në Rusi, alarm për bombë në hotelin e delegacionit të FIFA-s

Panik në Rusi, alarm për bombë në hotelin e delegacionit

Panik në qytetin Rustov në Rusi, fill pas ndeshjes mes Kroacisë dhe Islandës, që u luajt në stadiumin e këtij qyteti.

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat policore të qytetit rus, pasi ishte njoftuar për praninë e lëndëve shpërthyese në ambiente shërbimi si restorante e hotele. Në një prej tyre, qëndroni edhe pjesëtarët e dy skuadrave dhe ishte renditur në listën e hoteleve zyrtare të FIFA-s.

Forta të shumta zbritën në terren dhe mbyllën plot 14 rrugë, ndërsa evakuuan banorët e shumë restoranteve dhe hoteleve.

Megjithatë, pavarësisht kontrollit të imtësishëm, fatmirësisht policia sqaroi se ishte thjeshtë një alarm fals dhe se s’kishte asnjë lloj lëndë eksplozivi në ndërtesat ku u dha sinjali.

Të fundit