Flash News

KRYESORE

Panik para bashkisë së Tiranës, valixhja e dyshimtë ngre alarmin për bombë, çfarë ndodhej brenda saj

Një valixhe e dyshimtë pranë bashkisë së Tiranës ka alarmuar qytetarët e zonës  dhe punonjësit e këtij institucioni.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka rrethuar zonën dhe po punon për normalizimin e situatës.

Mësohet e valixhja e dyshimtë është lënë mbi një kazan mbeturinash, pas Sahatit të Tiranës.

Pas verifikimit të bërë nga specialistët rezultoi se ajo ishte më rroba, ndërkohë qarkullimi i është kthyer normalitetit.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe pak muaj më parë pranë murit të Ambasadës Amerikane, ku një valixhe e dyshimtë ka ngritur alarmin për bombë por rezultoi të ishte e harruar aty nga një student.

Të fundit