Flash News

KRYESORE

Panik te Drejtoria e Policisë, tritol poshtë BMW-së së parkuar

Panik që në orët e para të mëngjesit të sotëm te Drejtoria e Policisë në Vlorë.

E gjithë zona pranë institucionit është rrethuar, pasi në një automjet të parkuar tip BMW është vënë lëndë shpërthyese tritol.

Mësohet se ka qenë pronari i mjetit me targë  AA895 TX, ai i cili ka pikasur tritolin poshtë makinës. Ai është ndaluar mbrëmë gjatë natës në Fier, ndërsa nuk dihen të dhëna të tjera rreth tij.

Policia ka rrethuar zonën dhe pritet të bëjë shpërthim të kontrolluar.

Të fundit