Flash News

KRYESORE

Panikun "e parashikimit" të tërmetit e kaloi dhe Aurela Gaçe, larg vajzave të saj

Edhe pse ishte një lajm i rremë, mbase disa edhe pse të vetëdijshëm që tërmetet nuk parashikohen, njoftimi se një termet do të ndodhte në orën 23:30 mbrëmjen e djeshme, futi këdo në panik. Qytetarët në Tiranë, shumë prej tyre, morën vetëm një xhup e një çantë, fëmijët dhe jashtë, për të shmangur çdo fatkeqësi që ishte "paralajmëruar" që do të ndodhte.

Këngëtaren Aurela Gaçe, kjo situatë e ka gjendur teksa ajo këndonte në një nga lokalet e Tiranës. Në një postim në Instastory ajo tregon panikun që ndjeu teksa vajzat nuk i kishte pranë:

“Mbrëmë deri në orët e para të mëngjesit shumë nga ju ishit jashtë, prisnit qametin. Unë isha në punë, këndoja pikërisht në momentet kur paniku kishte kapluar shqiptarët, imagjinoni larg fëmijëve. Edhe të ikësh nga skena, a mbërrin dot t’i shpëtosh? A arrin dot të çash trafikun e madh të krijuar nga ankthi të jesh pranë fëmijëve që rrinin me gjyshen? E ndërkohë që pret të ndodhë më e keqja ti je me buzëqeshje në fytyrë, duke bërë atë që presin nga ty ata që të kanë punësuar për ato orë! Jo vetëm unë, por një grup njerëzish që gjithashtu kanë familjet e tyre e ishin në të njëjtën situatë, e prisnim me ankth e vazhdonim buzëqeshnim… E keqja fatmirësisht nuk ndodhi e kurrë mos paçim të keqe. Ne nuk e parashikojmë dot të nesërmen, prandaj o njeri buzëqesh sa ke mundësi.”

Të fundit