Flash News

KRYESORE

Pankarta dhe kore raciste, FIFA gjobit Serbinë

Pankarta dhe kore raciste, FIFA gjobit Serbinë

FIFA, ka gjobitur sërish federatën e Serbisë pasi tifozët e kësaj kombëtareje mbajtën pankarta me përmbajtje raciste. Tifozët serbë kanë mbajtur pankartat gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Brazilit ndërkohë që federata serbe është e detyruar të paguajë 20 mijë dollarë.

FIFA ka thënë se pankartat përfshinin edhe numrin 88, kod i përdorur nga neo-nazistët për përshëndetjen “Heil Hitler”.

Për të njëjtin shkak FIFA gjobiti edhe federatën ruse  pasi një grup tifozë rus gjatë ndeshjes Uruguaji- Rusi nxorën pankarta me përmbajtje raciste.

Të fundit