Flash News

KRYESORE

Pankartat e studentëve dhe mesazhet ironizuese

Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e katërt të saj, ditë që përkon dhe me 8- Dhjetorin, Ditën e Rinisë që kujton lëvizjen studentore të 28 viteve më parë që solli edhe rrëzimin e pushtetit komunist. Jo vetëm studentë, por sot i janë bashkuar protestës qytetarë të ndryshëm, prindër e gjimnazistë.

Kërkesat e studentëve dihen tashmë, anulimin e VKM-së dhe kërkojnë që të ulen tarifat e studimit.

Megjithëse moti nuk i favorizon sot, ata nuk janë tërhequr aspak nga protesta dhe me pankarta në duar vazhdojnë të rezistojnë para Ministrisë së Arsimit.

Më poshtë ju sjellim disa nga pankartat e studentëve, ditën e sotme:

Të fundit