Flash News

KRYESORE

Panucci flet pas humbjes me Izraelin: Ishim në gjumë

Panucci flet pas humbjes me Izraelin: Ishim në gjumë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Christian Panucci flet pas humbjes me Izraelin, në rezultatin 0:2.

Në një prononcim për TVSH-në, Panucci tha se ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, por që rezultoi humbëse për kuqezinjtë.

“Më vjen shumë keq për djemtë, se kanë bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, kemi bërë lojë. Kemi pësuar gol me një rivënie të portierit dhe kjo është shumë e rëndë. Ndërsa të dytin e kemi pësuar me një autogol, por të kthehesh në shtëpi me një 0-2 të luajtur kështu të bën të ndjehesh shumë keq”, tha ai për RTSH.

Duke komentuar golin e parë, Panucci e komenton lojën si një përgjumje për lojtarët shqiptarë.

“Goli i parë? Unë u ktheva, pashë topin që po shkonte te Hemed dhe pastaj pashë përsëritjen. Kemi fjetur, thjesht kemi fjetur. Është e vështirë tani se duhet të fitosh 3-0 dhe të shpresosh që Skocia të mundë Izraelin, pastaj me pikë jemi të barabarta do të ishim me golavarazh keq. Jemi jashtë, nuk jam dorëzuar, por bëhet e vështirë. Është mëkat, se kemi bërë një ndeshje me shumë cilësi” , u shpreh ai.

Të fundit