Flash News

KRYESORE

Panucci publikon listën e miqësores me Kosovën, lë jashtë Armando Sadikun

Trajneri i  Kombëtares Shqiptare të futbollit, Christian Panucci, ka bërë publike ditën e sotme listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Ukrainën.

Janë 24 lojtarë që janë thërritur për këto dy takime, ku nën drejtimin e trajnerit dhe stafit do të nisin përgatitjet në datë 26 maj në Zyrih.

Në këtë listë spikasin hyrjet e reja në skuadrën përfaqësuese, sikuse është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, apo edhe mbrojtësi Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos.

Ndërkohë ajo që ka rënë në sy është fakti që Panucci nuk ka grumbulluar Armando Sadikun.

Rikthehen sërish në skuadrën kombëtare futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për tu grumbulluar për këto dy ndeshje.

Ndeshja e parë miqësore e ekipit kombëtar do të luhet në Zyrih, në datë 29 maj, në orën 20.00 me Kosovën, ndërsa takimi i dytë me kombëtaren e Ukrainës do të luhet në Evian të Francës në datë 3 qershor.

Të fundit