Flash News

KRYESORE

Panucci publikon listën për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë, risi në Kombëtare

Trajneri i ekipit kombëtar A, Christian Pannucci ka bërë publike sot edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eleminatore, respektivisht  të datës 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtejnin dhe më 5 shtator në Strumica me Maqedoninë.

Në grumbullimin e tij të parë me ekipin kombëtar, që pas marrjes së detyrës, trajneri Panucci ka thërritur edhe lojtarë që në skuadrën përfaqësuese vijnë për herë të parë, në një kohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka vëzhguar një pjesë të mirë të lojtarëve në takimet zyrtare, apo miqësore që ata kanë luajtur me skuadrat ku dhe luajnë. Bien në sy emrat e Hysen Memollës, Ivan Balliut dhe Valon Ahmedit.

Lista zyrtare e ekipit kombëtar është bërë publike sot (e premte), në një kohë që për emrat, si dhe për çdo interesim tjetër rreth ekipit kombëtar, Panucci do të dalë përpara mediave, ditën e hënë në orën 11.00 në selinë e FSHF-së, sikundër edhe është parashikuar. Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e hënë, në hotel “Tirana”, teksa seanca e parë stërvitore do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 18.00.

Kjo është lista e futbollistëve:

Të fundit