Flash News

KRYESORE

Panucci shpall listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme, katër emrat e rinj që janë grumbulluar

Trajneri, Christian Panucci ka shpallur listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet që Kombëtarja do të zhvillojë në muajin tetor, fillimisht miqësores me Jordaninë, dhe më pas takimin zyrtar eleminator me Izraelin, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.

Në listën e Panuccit janë përfshirë katër futbollistë të rinj, mbrojtësi, Egli Kaja që luan për skuadrën e Livingstone, Kastriot Dermaku që luan në radhët e ekipit të Kozencës, ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, i cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe Giaccomo Vrioni që aktivizohet me skuadrën e Venezias.

Të fundit