Flash News

KRYESORE

Panucci: S’ka alternativë tjetër, vetëm fitore me Maqedoninë

Panucci: S’ka alternativë tjetër, vetëm fitore me

Pas fitores së fundit me Liteinshtainin, ekipi i kombëtares shqiptare të futbollit, nesër luan ndeshjen e radhës, me synimin për të marrë tre pikë të vlefshme. Trajneri i kombëtares, Christian Panucci ka thënë se në Maqedoni kanë udhëtuar për fitore dhe nuk do të nënshkruante një barazim. Panucci po ashtu tha se Sadiku është gati ashtu sikurse të gjithë lojtarët tjerë.

“Skuadra ka kohë për t'u rikuperuar dhe besoj se do të jemi gati për të martën. Jemi në kushte të njëjta me Maqedoninë, e cila ka luajtur po ashtu kundër Izraelit”, tha fillimisht Panucci gjatë konferencës për media.

“Sadiku është gati, ashtu sikurse të gjithë lojtarët. Nesër do ët shihni se kush do të luajë ndaj Maqedonisë”.

“Ne nesër luajmë për të fituar lojën, çfarë ndodhë pastaj do ta shohim, por këtu jemi për të luajtur me dëshirë të madhe. Nuk do të nënshkruaja për barazim”, tha ai në fund.

Por Maqedonia ka frikësuar kombëtaren tonë, duke fituar në Izrael me rezultatin 1-0. Mbeten edhe tre ndeshje deri në fund të eliminatoreve, me Maqedoninë, Italinë dhe Spanjën.

Të fundit