Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Panucci trajner i Romës, flet Armando Duka: Është mjaftueshëm serioz që të mos nisë bisedimet me klubin, pa u konsultuar me ne
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka komentuar lajmin sa i takon një largimi të mundshëm të trajnerit Panucci tek skuadra e Romës.
Në një intervistë për “Supersport”, Duka është shprehur se nëse Roma ka interes, do të thotë që kemi një trajner të mirë, teksa shtoi se me aq sa e njeh ai Panuccin, është mjaftueshëm serioz që të mos nisë bisedimet me klubin, pa u konsultuar më parë me kombëtaren me të cilën është nën kontratë.
“E lexova sot si lajm, por nuk e di nëse ka vërtetësi, pasi nuk kam folur me Panuccin. Nëse Roma ka interes, do të thotë që kemi një trajner të mirë, që zgjon interesin edhe të klubeve të tilla, por duke njohur nga afër Panuccin, mund t’ju them se është mjaftueshëm serioz që të mos nisë bisedimet me klubin, pa u konsultuar më parë me ne, duke qenë se është nën kontratë”, u shpreh Duka.