Flash News

KRYESORE

Panuçi lë jashtë kombëtares kuq e zi,  Xhakën dhe Kaçen

Panuçi lë jashtë kombëtares kuq e zi,  Xhakën

Pak ditë nga zyrtarizimi i listës së Trajneri i kombëtares kuq e zi, Kristian Panuçit, ka zyrtarizuar para pak ditësh listën skuadrës që do të përballet në dy ndeshjet më të afërtam, atë me Lihtenshtajnin më 2 shtator dhe atë me Maqedoninë më 5 shtator.

Mesa duket Panuçi ka ardhur me këmbë të mbarë në krye të kombëtares shqiptare dhe kjo për faktin se mbrojtësi i djathtë i Metzit në Francë, Ivan Balliu, ka marrë këto ditë pasaportën shqiptare dhe konfirmohet zyrtarisht si lojtari më i ri i përfaqësueses kuq e zi.

Një tjetër emër i ri i listës së Panuçit mund të jetë mbrojtësi i majtë i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla. Janë mediat kroate që e konfirmojnë grumbullimin e parë si kuqezi, duke u shndërruar në një tjetër mbrojtës të ri të grumbulluar.

Surpriza e listës së Panuçit nuk do të jetë vetëm ky lojtar i afruar, por mesa duket edhe largimi zyrtar i Taulant Xhakës. Incidenti i ndodhur pak kohë më parë, kur trajneri shkoi ta vëzhgonte dhe ta takonte në Zvicër, por futbollisti as i ktheu përgjigje e jo më ta takonte, ka sjellë vendimin përfundimtar edhe të trajnerit Panuçi për të mos e grumbulluar Taulant Xhakën në kombëtare, por ndryshe nga De Biasi, mosmarrëveshjet mes mesfushorit të Bazelit dhe Panuçit fillojnë që në fillim.

Gjithashtu nuk do të jetë në këtë grumbullim të parë të Panuçit as mesfushori tjetër, Ergys Kaçe. I aktivizuar në javën e kaluar kur filloi kampionati grek për rreth 57 minuta, Kaçe mesa duket nuk do të jetë të paktën për momentin i preferuari i trajnerit të ri italian.

Të fundit