Flash News

KRYESORE

Panuçi mbërrin në Shqipëri, sot bëhet prezantimi si trajner i ri i Kombëtares

Kristian Panuçi ka mbërritur dje në Tiranë, pak minuta përpara mesnatës, ku është pritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’, nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Italiani 44 vjeçar do të zyrtarizohet sot si zëvendësuesi i Gianni De Biasit në krye të Kombëtares Shqiptare.

FSHF ka njoftuar se konferenca për prezantimin e trajnerit të ri do të zhvillohet në orën 11:00.

Kristian Panuçi ka shumë pak eksperiencë si trajner dhe diferenca me paraardhësin është e madhe, megjithatë, Armand Duka u bind ta sillte në Shqipëri pas ndërhyrjes së legjendës italiane të futbollit, Fabio Capello.

Të fundit