Flash News

KRYESORE

Panuçi me dhimbje koke, dëmtohet mesfushori më në formë i Kombëtares

Panuçi me dhimbje koke, dëmtohet mesfushori më në

Trajneri Kristian Panuçi tashmë duhet t’i bëjë llogaritë për ndeshjen e rradhës miqësore pa mesfushorin Eros Grezda, i cili është dëmtuar në minutën 35-të në ndeshjen mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Osijekut që përfundoi me rezultatin 1-1.

Ai ka dalë nga fusha i dëmtuar dhe pritet të mungoj rreth 3 muaj. Në ndeshjen me Norvegjinë Grezda ishte nga më të mirët në fushë për tanët, ku shumë të tjerë stonuan.

Shpresojmë që dëmtimi të mos jetë serioz pasi në muajin maj kombëtarja do të zhvilloj një tjetër miqësore, ku kandidatët e mundshëm pritet të jenë Kosova ose Ukraina.

Të fundit