Flash News

KRYESORE

Panuçi ndien presionin e ‘Euro 2020’: Vendi i dytë ose largohem

Panuçi ndien presionin e ‘Euro 2020’: Vendi i dytë ose

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi doli sot në një konferencë për shtyp, në prag të dy ndeshjeve kualifikuese ndaj Turqisë në Shkodër dhe Andorës në transfertë. Kreu i bankinës kuqezi paralajmëroi se do të largohet nëse ekipi nuk renditet në vendin e dytë në Grupin H.

“Ndeshje pas ndeshje do t’i marrim këto eliminatore. Këtu dikush ka dalë jashtë nga realiteti i futbollit. Ne jemi në grupin katër së bashku me Turqinë, Islandën dhe Francën. Nëse do të bëjmë mirë mund të dalim të tretët, nëse do të bëjmë diçka speciale mund të dalim të dytët dhe unë jam i bindur që mund të bëjmë diçka speciale. Në të kundër, unë largohem. Duhet të jemi të qetë dhe të përulur, sepse 2016-ta i ka bërë keq dikujt”, u shpreh Panucci.

Sa i përket Turqisë, kundërshtari i radhës, Kristian Panuçi u shpreh se skuadra do të provojë të fitojë edhe pse nuk e mohon se kundërshtari është më i fortë.

“Ajo që më shqetëson më shumë kur vij këtu është fakti që kemi shumë luhatje. Fitojmë me Turqinë, humbim me Kosovën. Kur djemtë e kanë atë zjarrin brenda mund të bëjmë gjëra shumë të rëndësishme. Unë jam i bindur se mund t’ia dalim shumë mirë me Turqinë dhe do të provojmë ta fitojmë ndeshjen. Turqia është një skuadër e fortë. Sapo ka ndryshuar trajnerin. Si skuadër është më e fortë se ne. Duhet të jemi më të fortë se ata për t’u mundur. Por unë kam shumë besim te djemtë dhe besoj se do ta mundim”, përfundoi ai.

Të fundit