Panuçi nuk e mendon dorëheqjen: Sepse këta lojtarë kam në dispozicion

Pavarësisht humbjes 2:0 me Turqinë dhe lojës aspak bindëse, trajneri Kristian Panuçi nuk ka ndër mend të jap dorëheqjen.  “Nuk kam pse të jap dorëheqjen. As e çoj nëpër mend këtë”, u shpreh i vendosur 45-vjeçari në një intervistë për Panorama Sport.

Për italianin, ekipi luajti mirë pjesën e parë, duke krijuar raste, ndërsa thirrjet e publikut kundër tij, i konsideron normale, pasi ekipi humbi.

“Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me ta, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike”, deklaroi ai për ‘Super Sport”, duke shtuar:

“Unë respektoj publikun dhe kur humb, është normale që të acarohen. Këta janë lojtarët dhe me këta unë do të vazhdoj përpara. E kuptoj mirë publikun dhe ka të drejtë”.