Flash News

KRYESORE

Panucci për gruan: U dashurova me të fejuarën e shokut

Panucci për gruan: U dashurova me të fejuarën e shokut

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Paucci ka folur për jetën e tij private gjatë një interviste për emisionin "Rudina".

Panucci ka treguar se si u njoh me bashkëshorten Samantan, ndërsa shtoi se tani kanë një marrëdhënie shumë të mirë bashkë.

Unë e kam takuar Samantan kur isha pjesë e një spektakli kërcimi, por ajo ishte e fejuar në atë kohë. Unë isha mik i ngushtë i partnerit të saj balerin. Disa kohë më vonë hëngrëm një darkë bashkë dhe aty sigurisht nisi çdo gjë. Kam shumë respekt për Samantan. Ajo vjen shpesh në Shqipëri dhe i pëlqen këtu, por më shikon që vuaj shumë. Kur jam në Itali punoj shumë, kam shumë respekt për këtë eksperiencë dhe ajo është një grua që më kupton dhe e di kur duhet të flasë. Ne kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi të martuar, unë jetoj në Romë dhe ajo në Terni. Ajo ka një fëmijë si unë, të dy jemi të divorcuar dhe kemi përgjegjësi për fëmijët”, tha trajneri i Kombëtares.

 

Të fundit