Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Panuçi sërish në dyshime për të mbajtur detyrën e trajnerit; Besnik Hasi po përpiqet të fitojë besimin e Dukës
Krisitian Panuçi mund ta shpëtojë të ardhmen e tij në krye të Kombëtares shqiptare. Shqipëria do të luajë në shtator dy ndeshje zyrtare, ndaj Izraelit më 7 shtator në “Elbasan Arena” dhe më 10 shtator në transfertë ndaj Skocisë. Triumfet e mundshme në këto përballje do ta largonin të gjithë situatën e vështirë dhe mbi të gjitha, pikëpyetjet rreth së ardhmes së trajnerit në krye të Kombëtares. Në rast se ndodh kjo e dyta, Besnik Hasi është një kandidat në hije, por serioz për t’u ulur në stolin e përfaqësueses shqiptare.
Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se ish-kapiteni i përfaqësueses po përpiqet që të rikrijojë urat e komunikimit me kreun e institucionit të futbollit, të krisura disi kur Hasi e refuzoi ftesën e Armand Dukës për të drejtuar Shqipërinë.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në vendin tonë nga ish-futbollisti i Kombëtares, ndryshe nga çdo herë tjetër, shërben si një sinjal më shumë për të nënkuptuar afrimitetin e tij me atë që vendos në lidhje me trajnerin e çdo ekipi përfaqësues. Megjithatë, mësohet se nuk është vetëm Hasi kandidat potencial, pasi nuk përjashtohet mundësia e një surprize të madhe për pasues të mundshëm.
Saimir Ujkani transferohet te klubi turk