Flash News

KRYESORE

Papa Francesku: 100 mijë euro për të ndihmuar popullin shqiptar

Papa Francesku: 100 mijë euro për të ndihmuar popullin shqiptar

Papa Françesku ka vendosur të dërgojë një kontribut të parë prej 100 mijë euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.

 “Të shprehim afërsinë shpirtërore me të prekurit. Dhurojmë 100 mijë euro për Shqipërinë. Paratë do të shkojnë për të ndihmuar popullin shqiptar”, thotë Papa.

Lajmi u raportua nga dikasteri pontifikal pas tërmetit të fortë që goditi bregdetin verior të Shqipërisë në zonën e qytetit të Durrësit natën e 25-26 nëntorit.

Kujtojmë që edhe një ditë më parë Papa shprehu ngushëllimet për gjendjen e rënduar pas tërmetit.

 “Jemi pranë viktimave dhe familjeve të tyre në këto momente. Zoti e bekoftë këtë popull, të cilit i uroj të gjithë të mirat. Populli shqiptar ka vuajtur shumë gjatë këtyre ditëve”, u shpreh Papa për shqiptarët.

Të fundit