Flash News

KRYESORE

Papa Françesku emëron ipeshkvijtë e rinj në Shqipëri

Papa Françesku emëron ipeshkvijtë e rinj në Shqipëri

Kisha Katolike në Shqipëri priti në festë tre ipeshkvijtë e rinj të emëruar nga Papa Françesku. Për dioqezën e Sapës, Ati i Shenjtë Bergoglio emëroi ipeshkëv, administratorin aktual dioqezan, don Simon Kulli; për dioqezën e Rrëshenit, Papa emëroi ipeshkëv don Gjergj Metën, vikarin aktual të përgjithshëm të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit; për Administraturën Apostolike të Jugut, u emërua ipeshkëv rregulltari barnabit, misionar në Milot, atë Giovanni Peragine.

Plotësohet kështu një nevojë e ndjerë për udhëheqje shpirtërore në kishat përkatëse dioqezane, ku ipeshkvijtë aktualë kanë mbushur moshën e pensionit. Njoftimi i emërimit të ipeshkvijve të rinj u bë në orën 12.00 në Vatikan e po kështu edhe në selitë dioqezane përkatëse, raporton Radio Vatikani.

Nga emërimet e reja ipeshkëvnore vërehet se Kisha Katolike e Shqipërisë po kalon dalëngadalë në duart e thirrjeve të para vendase në meshtari. Dy prej ipeshkvijve të rinj janë pinjollë të asaj toke e Kishe.

Të fundit