Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Papa Françesku në Bullgari, kreu i Kishës Ortodokse refuzon lutjen e përbashkët
Papa Françesku ndodhet për një vizitë në Bullgari, një shtet i dominuar nga ortodoksët dhe me 1% të popullisë që identifikohet si katolike. Vizita e kreut të Vatikanit në Bullgari dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, konsiderohet një “vizitë delikate” për të shkak të qëndrimeve të Kishës Ortodokse Bullgare.
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse ka refuzuar kërkesën e Papës për një lutje të përbashkët në një shesh të Sofies. Gjithsesi, Papa Françesku do të pritet brenda katadrales ortodokse nga Patriarku Neofit.
"Ne dëshirojmë të theksojmë se çdo formë e shërbimit të përbashkët liturgjik ose lutjeje, si dhe veshja e rrobave liturgjike, është e papranueshme për ne, sepse kanonet e shenjta nuk e lejojnë këtë," tha Sinodi i Shenjtë përpara udhëtimit të Françeskut. Ai tha se nuk ishte dhënë asnjë bekim për klerikët që të merrnin pjesë në ngjarje të tjera papale dhe thanë se ndalimi është përcaktuar në Korin Patriarkal.
Kisha Ortodokse Bullgare konservatore nuk merr pjesë as në dialogun zyrtar katolik-ortodoks dhe organi qeverisës i Sinodit të Shenjtë e ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në asnjë shërbim të përbashkët ose lutje me Papën.