Flash News

KRYESORE

Papunësia në SHBA bie në 3.7%, niveli më i ulët që prej vitit 1969

Papunësia në SHBA bie në 3.7%, niveli më i ulët që

Papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë gjatë muajit shtator në 3.7%, raporton ‘AP’, niveli më i ulët që prej vitit 1969, kur të rinjtë dërgoheshin të luftonin në Vietnam dhe auto-industria së bashku me programet hapësinore po përjetonin “shpërthimin” e madh.

Departamenti i Punës raportoi të premten se papunësia ra nga 3.9% në 3.7%, duke shtuar më shumë se 134 mijë vende pune të gjithë SHBA-në.

Për këtë çështje ka reaguar në ‘Twitter’ edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përveçse ka publikuar shifrën e ulët, nuk ka preferuar të bëjë komente të tjera.

Të fundit