Flash News

KRYESORE

Papunësia në vend/ Vlora dhe Tirana me numrin më të madh të të papunëve

Papunësia në vend/ Vlora dhe Tirana me numrin më të madh

Në Vlorë dhe Tiranë gjendet numri më i madh i të papunëve krahasuar me bashkitë e tjera të vendit tonë. Ndërkohë që dy bashkitë me numrin më të vogël të të papunëve janë Dibra dhe Korça.

Ky është përfundimi pas hulumtimit të kryer nga INSTAT në vend. Por duhet thënë se papunësia në kryeqytet vijon që të mbetet një problem serioz, pasi Tirana është një nga katër qarqet me nivelet më të larta të papunësisë mbi mesataren për vendin.

Durrësi, Tirana, Lezha dhe Vlora konsiderohen si rajonet me nivelet më të ulëta të punësimit nën mesataren kombëtare. Në vitin 2018, në total ka rreth 547 mijë njerëz të papunë në Shqipëri, baras me 12,3 % të forcës totale të punës. Kemi një ulje të papunësisë në krahasim me tri vite më parë kur niveli i papunësisë ishte 15,2 %.

Shkalla më e ulët e papunësisë është përqendruar në qarkun e Dibrës dhe të Korçës 5,9 %. Vlora mban vendin e parë sa i përket të papunëve, ku 1 në pesë persona ishin të papunë. Qarku me nivelin më të lartë të papunësisë për femrat është Vlora me 26,2 %, kurse për meshkujt është regjistruar në Lezhë, 20,5 %.

Të fundit