Flash News

KRYESORE

Paqueta u kthen përgjigje të gjithëve: Depresion? Jam për mrekulli

Paqueta u kthen përgjigje të gjithëve: Depresion? Jam për

Lucas Paqueta ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet mbi lëvizjen e tij të mundshme në merkato dhe sidomos për gjendjen e tij emocionale. Së fundmi ka patur lajme, se ai nuk ndihet mirë te Milani dhe se ka patur probleme emocionale.

22-vjeçari ka sqaruar gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku premton se do të japë maksimumin për skuadrën kuqezi.

“Dua t’ju falënderoj për mesazhet që më keni dërguar dhe dua të sqaroj situatën që po kaloj. Nuk kam vuajtur depresion apo dhimbje në gjoks, mungesë miqsh apo dëshirë për t’u rikthyer në Brazil. Unë ndihem për mrekulli, do të vazhdoj të jap më të mirën time, të punoj me seriozitet dhe të ndihmoj Milanin“, ka shkruar Paqueta.

Të fundit