Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Para 25 prillit, Rama propozon Bushatin si Komisioner i Lirisë së Medias në OSBE, kundërshtarin e ‘anti-shpifjes’
Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kreut të OSBE-së ka propozuar që posti i Komisionerit të Lirisë së Medias, Harlem Desir, të zëvendësohet me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Kujtojmë se Harlem Desir e ka kundërshtuar paketën anti-shpifje, propozim i mazhorancës dhe e votuar në Kuvend në 18 dhjetor 2019, pasi sipas tij cenonte lirinë e medias.
Po ashtu, edhe Ditmir Bushati, aktualisht deputet i PS, e ka kundërshtuar në Kuvend paketën e shumëdebatuar të anti-shpifjes.
Bushati pati kërkuar ditën kur u votua ky draft që të mos miratohet, duke thënë se binte ndesh me Këshillin e Europës.
“Bie ndesh me Këshillin e Europës. Ata nuk e kanë kërkuar këtë ligj. Ne po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë”, tha Bushtati.
Nga ana tjetër, sipas TCH Bushati ende nuk ka mbajtur një qëndrim nëse do të pranojë ose jo këtë propozim për postin e rëndësishëm disa muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndërkohë, në raportin e 21 prillit nga ‘Reporterët Pa Kufij’, rezulton se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar.
Sipas këtij raporti, vendi ynë ka humbur dy vende për lirinë e medias dhe të drejtave të gazetarëve.
Shqipëria është renditur në vendin e 84, ndryshe nga 2019-ta kur pozicionohej në vend të 82.