Flash News

KRYESORE

Para marrëveshjes me Greqinë, Rama takohet me Erdogan

Para marrëveshjes me Greqinë, Rama takohet me Erdogan

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi ku ka zhvilluar një takim me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan. Anadolu Agency raporton se Rama dhe Erdogan janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll por nuk ka asnjë informacion rreth qëllimit të këtij takimi.

Vizita e Ramës në Stamboll vjen në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia po vijojë negociatat mes tyre për të cilat tashmë ka dhënë autorizimin e tij edhe kreu i shtetit Ilir Meta. Nga ana tjetër, javët e fundit marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë kanë qenë tejet të tensionuara.

Të fundit