Flash News

KRYESORE

Para në këmbim të Shengenit, arrestohet polici

Para në këmbim të Shengenit, arrestohet polici

Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në ministrinë e Brendshme ka arrestuar një oficer të Policisë Kufitare, për korrupsion pasiv.

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Pogradecit kanë arrestuar 32-vjeçarin Ardian Hoxha, nënkomisar me detyrë përgjegjës turni në doganën e Qafë-Thanës.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se kundrejt pagesave lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen, pavarësisht se atyre u ishte ndaluar shkelja në këtë zonë.

Të fundit