Flash News

KRYESORE

Para takimit me Thaçin, Albin Kurti publikon emrat e propozuar për ministra në qeverinë e re

Para takimit me Thaçin, Albin Kurti publikon emrat e propozuar për

Pak para takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë thirrje përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale Lidhjes Demokratike të Kosovës për një marrëveshje sa më të shpejtë.

Ndërsa thekson se po zhvillon këtë takim me presidentin pa patur ende një marrëveshje me LDK-në, Kurti ka publikuar propozimet e VV për ministra dhe zv.kryeministrin e dytë.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia.  Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, shprehet Kurti, i cili po ashtu  i ka bërë thirrje LDK-së që të paraqesë sa më parë propozimet e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit.

Të fundit