Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Para, tepsi, balona, flamuj…”, a e morën mesazhin e qytetarëve ndërkombëtarët dhe Rama?
Protesta e opozitës sot ishte nga fillimi deri në fund paqësore. 300 të rinj e të reja të FRPD-së marshuan para protestuesve, por edhe krah Lulzim Bashës me lidhëse të bardhë në duar për të përcjellë mesazhin e paqes.
Protestuesit hodhën para Kryeministrisë fotokopje parash dhe tepsi, si mesazh ndaj qeverisë dhe politikanëve socialistë, se mjaft abuzuan me paratë e djersën e tyre.
Flamuri i BE-së, i SHBA-së, Gjermanisë dhe ai shqiptar, për "Shqipërinë si gjithë Europa", ishin mesazh drejtuar dhe ndërkombëtarëve pas thirrjeve të tyre të shumta për protestë paqësore.
Balonat në ajër me shkrimin ‘Rama ik” të cilat u ngjitën lartë, ishin një tjetër mesazh paqësor i tyre për largimin e kryeministrit.
Ndërsa gjatë marshimit nga Kryeministria drejt Parlamentit, protestuesit ndezën dritat e celularëve, si mesazh për ndezjen e ‘dritës së shpresës’ për votën e lirë.
Edhe kryedemokrati Lulzim Basha në mbyllje të saj u përcolli mesazh të qartë ndërkombëtarëve se për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka. /Politiko.al/