Flash News

KRYESORE

“Paradise Papers”/ Dalin emrat: Nga Mbretëresha te Madonna, deri te qeveria amerikane

“Paradise Papers”/ Dalin emrat: Nga Mbretëresha te Madonna,

Duket se do të jetë një skandal financiar me përmasa botërore, që mund të triondisë politikën dhe qeveritë e disa shteteve të fuqishme.

Nga 'Paradise Papers' po dalin detajet dhe emrat e parë.

Del se 10 milionë sterlina nga fondet private të Madhërisë së Saj janë investuar në një fond off-shore në ishujt Cayman, sinonim i një parajse fiskale që garanton anonimatin përveçse mungesën e taksave, dhe në Bermuda nga Dukati i Lankasterit, së bashku me Dukatin e Cornovaglia-s së trashëgimtarit të fronit, një prej kompanive më të mëdha të pronave të patundshme në Angli. Dukati i Lankasterit administron në total 500 milionë sterlina.

Bbc-ja raporton se Dukati i Lankasterit ka bërë me dije se nuk është i përfshirë në vendimet se si investohen paratë e mbretëreshës. Vendim i cili merret nga fondet e investitorëve të cilëve u besohen paratë e mbretëreshës. Por nuk ka asnjë provë se Madhëria e Saj është në dijeni të investimeve specifike të bëra në emër të saj.

Por nga dokumentat kanë dalë edhe emra të tjerë: ai i Wilbur Ross, ministri i tregtisë i Trump, dhe ata të yjeve të muzikës si Madonna dhe Bono, deri tek ish-gjenerali Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Nato-s në Evropë, si dhe emri i bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen, apo ai i mbretëreshës së Jordanisë, Noor.

Dhe pikërisht emri i Ross në listën e të dhënave të Paradise Papers është një telash tjetër tepër i rëndë që bie mbi administratën Trump. Sepse mësohet se Ross ka bërë biznes me të afërm dhe miq të presidentit rus Vladimir Putin. Njerëz të cilët ndodhen në listën e personave që goditen nga sanksionet e SHBA-ve dhe në momentin kur Shtëpia e Bardhë është tronditur nga “Russiagate” kjo është një tjetër goditje e rëndë.

Ross, në mënyrë të veçantë, ka interesa te 'Navigator Holdings' – në të cilën është anëtar i këshillit administrativ që prej 2012-s – dhe që fiton miliona dollarë çdo vit duke transportuar naftë për kolosin energjitik rus Sibur, mes aksionerëve të së cilës është edhe dhëndërri i presidentit rus, Kirill Shamalov, bashkëshorti i Yekaterina Putin. Shamalov zotëron 3,9% të kompanisë ndërsa Gennady Timchenkom, edhe ai në të njëjtën listë të zezë të SHBA-ve, ka 12 kompani të lidhura me Sibur. Leonid Mikhelson, kompania kryesore e së cilit, Novatek, është nën sanksione nga ana e Uashingtonit, është gjithashtu një aksioner i madh i Siburit.

Të fundit