Flash News

KRYESORE

“Paradise Papers”/ Ku i fshihnin paratë kompani si Nike dhe Apple

“Paradise Papers”/ Ku i fshihnin paratë kompani si Nike dhe

Dyshohet se ka para të pataksuara të kolosëve si Apple, Nike, Uber në parajsat fiskale pasuritë e të cilave kanë dalë nga investigimi gazetaresk i quajtur “Paradise Papers”.

Madje ka para edhe të disa eksponentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Numri një i Apple Tim Cook mësohet se ka përdorur ishullin Jarsey, në Britani, si rifuxho për të fshehur miliarda dollarë, ndërsa kompania Nike mësohet se ka zgjedhur Bermudat.

"Arratia" e kapitalit do të përgënjeshtronte edhe deklaratën e vetë Cook, kur më 2013, grupi i tij përfundoi në qendër të vëmendjes të qeverisë amerikane që kishte zbuluar një skemë të përdorur nga kolosi i teknologjisë për t’i mbajtur fitimet e saj në Irlandë. Asokohe ai tha përpara një nenkomiteti hetimor të Senatit duke garantuar se Apple do t’i paguante taksat dhe duke deklaruar se: “Nuk fshehim para në ndonjë ishull të Karaibeve”. Por sipas hetimit të Konsorciumit Ndërkombëtar të gazetarisë investigative, që po trondit kompanitë dhe njerëzit e fuqishëm në të gjithë botën, kjo nuk është e vërtetë.

Të fundit