Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Paradise Papers/ Një tjetër skandal financiar pritet të trondisë botën
Një rrjedhje e gjerë dokumentash financiarë ka treguar se si të fuqishmit dhe tejet të pasurit, përfshi edhe një agjenci imobiliare të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, kishin investuar në mënyrë të fshehtë shuma të mëdha cash në parajsat fiskale off-shore.
Ministri i Tregtisë i Donald Trump del se ka një pjesë të mirë të një firme që bën biznes me rusët ndaj të cilëve SHBA-të kanë vendosur sanksione.
Kjo rrjedhje, e quajtur Paradise Papers, përmban 13.4 milionë dokumenta, kryesisht të një kompanie lider në financat off-shore.
BBC Panorama është pjesë e rreth 100 grupeve mediatike që po i investigojnë letrat.
Ashtu sikurse vitin e kaluar me rrjedhjen e dokumentave të Panama Papers, dokumentat janë marrë në dorëzim nga gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung, e cila i bëri thirrje Konsorciumit të Gazetarëve Investigativë (ICIJ) që të thellohen në këtë investigim, shkruan BBC, përcjell Politiko.al.
Informacionet e dala sot përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të një jave që pritet të jetë plot me zbulime të reja, e cila do të shfaqë taksat dhe veprimet financiare të disa qindra njerëzve dhe kompanive që përmenden te të dhenat, disa prej të cilave kanë lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar.
Shumica e historive fokusohen te fakti se si politikanët, multinacoinalet, personat e shquar dhe individë tejet të pasur kanë përdorur struktura komplekse, fondacione dhe kompani karburantesh për të mbrojtur paratë e tyre nga zyrtarët e taksave apo duke i fshehur marrëveshjet e tyre nën një perde sekretesh.