Flash News

KRYESORE

Paradoks i madh nga Ancelotti: Jam i qetë kur djemtë e mi vuajnë

Paradoks i madh nga Ancelotti: Jam i qetë kur djemtë e mi vuajnë

Napoli në Champions League sivjet ishte fantastik në ndeshjen e parë, kur mposhti 2-0 Liverpoolin. Nesër radhën e ka Genku, me napolitanët të cilët duhet të luajnë në transfertë.

Trajneri Carlo Ancelotti ka një përvojë të madhe mbi supe dhe e di mirë që ndeshje të tilla janë delikate, pavarësisht emrit të kundërshtarit.

“Do të bëjmë një figurë të shëmtuar nesër, nëse mendojmë se nuk do të vuajmë. Futbolli është vuajtje dhe në mënyrë paradoksale ekipi më pëlqen më shumë kur vuan. Ndihem i qetë kur shoh ekipin brenda zonës sonë.”

Don Carlo mendon se askush nuk ia di "huqet", sepse nuk e tregon veten publikisht dhe as nuk shfaq emocione. ”Gjendjen time shpirtërore nuk e njeh kush, sepse mendoj se jam i palexueshëm. Nëse flisni me lojtarët, do bindeni që nuk jam aspak i zemëruar. Kam një konsideratë të madhe për ekipin dhe rrall ëherë ndodh që të kënaqem plotësisht me ta. Cilësitë e ekipit dhe ajo që mund të bëjnë djemtë janë shkaku pse bëhet e vështirë për mua që të kënaqem maksimalisht.”

Të fundit