Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Paradoksi i 30 qershorit. Mijëra vota të çuara dëm për kandidatë 'të sëmurë’
Në 30 qershor, perveç votimeve në grup, presioneve apo shantazheve, u evidentua një tjetër fenomen: votimi i kandidatëve të tërhequr nga gara të Bindjes Demokratike, qe nuk u ç'regjistruan nga KQZ-ja.
Në Kamëz, rivali i Rakip Sulit, Ylber Gjeta qe la 'betejen' për arsye shëndetësore, ka marrë 330 vota ose 3.57%. Kërkesa e tij për të lënë garën nuk u pranua nga anëtarët e PS në KQZ, duke argumentuar se nuk ka bazë ligjore.
“Dita e sotme ka qenë një ditë tepër e vështirë për mua dhe familjen time. Prej disa kohësh kam konstatuar disa shqetësime me shëndetin tim dhe pas konsultimit me disa mjek qe une i kam miq te mi, sipas keshillave te tyre une duhet te bej nje vizite te detajuar mjeksore jashte vendit”, shkruante Gjeta më 24 maj në një postim në Facebook.
Në Lezhë, Savador Kacaj, ish-kandidati i Bindjes Demokratike është votuar nga 410 qytetarë, e thënë ndryshe 3.1% e qytetareve. Ish-futbollisti i Kombetares, e mori vendimin pas një takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa në një intervistë për Top Talk, tregoi arsyet: ““Bëra një test në Lezhë dhe pashë që ky sistem nuk do të funksionojë . Është një pjesëmarre jo e ndershme dhe e drejtë. Pas testit pashë në terren se s’do ketë zgjedhje me 30 qershor. Demokratët nuk do të marrin pjesë në votime”, u shpreh Kaçaj, vendimi i të cilit nuk u pranua nga KQZ-ja:
“Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Lezhë z. Salvador Kaçaj. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës së z. Salvador Kaçaj”.
Një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike që la garën në mes ishte edhe ish-trajneri Bledar Sinella, i bindur se pa opozitën zgjedhjet e 30 qershorit nuk do t’i shërbenin vendit. Në shifrat e publikuara nga KQZ-ja, raportohet se Sinella ka marrë 122 vota ose 1.62% në total.
Dëshira e tij për t’u tërhequr nga gara nuk u mbështet nga anëtarët socialistë të KQZ-së: “Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Kavajë z. Bledar Sinella. KQZ vendosi që materialet e dosjes së dokementeve të kandidimit për Kryetar të Bashkisë Kavajë, z. Bledar Sinella, t’i kalojnë Prokurorisë së Kavajës”.