Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dritan Shano
Them se Shqiptari është perëndimor, por thjesht prodhon qeveri jo-perëndimore. Edhe fshatari më i humbur, më i pashkollë, në vendimet, veprimet, metodat e veta individuale, është shumë më perëndimor sesa pushtetet shqiptare të këtyre 30 vjetëve.
Prova për këtë është se individualisht shqiptarët, me apo pa vështirësi, pranohen në Europe, gjenden të ngjashëm me europianët e tjerë, kanë edhe sukses, e pse jo përmenden në faqet e para të gazetave, tashmë pas 28 vjetësh për mirë dhe me nderim. Ndërsa qeveritë tona, që janë rezultat i veprimit tonë të përbashkët, veprim i cili përshkohet tejpërtej nga mungesa e theksuar e besimit tek njëri tjetri, nuk i pranon kush në Europë, por i mban aty tek pragu i derës.
Kjo për shkak se shumatorja e vendimeve, veprimeve dhe metodave të ndjekura nga qeveritë tona, shkurt mënyra sesi e ushtrojnë pushtetin, sesi e lexojnë, interpretojnë, përthyejnë dhe thyejnë votën e njerëzve, raportin me përgjegjshmërinë ndaj detyrës, llogaridhënien, moralit qeverisës, aleancave që bëjnë me njerëzit apo me kundërshtarët e njerëzve, ose thjesht sesi e jetojnë jetën e tyre si qeveri është dukshëm jo-perëndimore.
Pra, unë mendoj se ne si shqiptarë jemi me mentalitet perëndimor, dhe është e qartë se shumë shqiptarë, gati 1 milionë shqiptarë, sot kanë pashaporta të vendeve të Bashkimit Europian, pra janë qytetarë të këtyre vendeve . Të pranuar nga pushteti i atyre vendeve, dhe nga shoqëria e atyre vendeve. Pra, janë të anëtarësuar në BE.
Në planin individual me ç’duket problemet janë të kapërcyeshme. Fatkeqësisht Shqipëria nuk përfaqësohet nga shqiptarët veç e veç por nga qeveria që ata prodhojnë me votën e tyre. Sfida jonë është të fusim Shqipërinë në BE. Për këtë na duhet një qeveri perëndimore. Qeveria është rezultat i veprimit tonë të përbashkët. Që të kemi një të tillë perëndimore, jo si këto që kemi patur deri tani, të cilat nuk na i pranojnë në Europë, mendoj se na duhet të bëjmë një kapërcim të madh kulturor, antropologjik, në mentalitet. Sa më shpejt aq më mirë. Duhet të fillojmë të kemi besim tek njëri tjetri. Këtë besim do duhej ta ushqente familja dhe ta ruante e ta shtonte qeveria, por e para nuk e bën sepse mendon se nga marrëdhënia personale me pushtetin fiton ajo dhe të tjerët akoma s’kanë vdekur, ndërsa kjo e fundit nuk e bën se humbet pushtetin mbi njerëzit.
Edhe pse për momentin nuk na pëlqen, me një lloj të drejte, sepse jam i vetëdijshëm që flas në vendin ku mbi pronën e tjetrit janë varur tabela “tokë e zanun”, është fakt se besimi tek njëri tjetri është përbërësi kryesor i suksesit dhe zhvillimit politik, ekonomik, dhe shoqëror në Perëndim. Kjo vetëdije post-mesjetare i ndau Europianët nga mizerja që shkaktonte mungesa e marrëdhënies personale të favorshme me pushtetin. E bëri marrëdhënien impersonale, e zhvendosi atë nga pasja kushëri apo fis e fisnikut apo zyrtarit, burokratit, tek zotësia jote dhe bashkëpunimi me të tjerët në treg të hapur. Ndaj dhe ne të ndahemi nga mentaliteti “vdekja jote është jeta ime” dhe të përqafojmë mentalitetin “e mira jote është dhe e mira ime”. Duhet ta bëjmë këtë tani, pavarësisht se mund të na duket e pavolitshme. Kjo është e vetmja sakrificë mendore dhe shpirtërore që duhet të bëjmë. Jo të themi si skutha dakord, po jo kësaj rradhe, sa të marr një çikë hak, ose herën tjetër, ose ta bëjnë ata të tjerët njëherë.
Sepse vetem përmes besimit tek njëri tjetri, bashkohen edhe votat me njëra tjetrën, marrin peshë dhe e vënë qeverinë me shpatulla pas murit, si në perëndim. Përndryshe, sado shumë vota t’i kesh dhënë qeverisë së rradhës, ato do mbeten të shkoqura, të dobëta, të pafuqishme, tek e tek, të bazuara tek marrëdhënia personale, preferenciale me pushtetin. Kjo, ka prodhuar gjithnjë, vazhdimisht shqiptarë mizerabël, të varfër, të dobët dhe qeveri të fuqishme, në format sulltanati. Dhe me sulltan kam parasysh çdo njeri që ka pushtet, që nga roja i derës, polici, përgjegjësi i sektorit e deri tek kryeministri e presidenti.
Nëse vazhdojmë kështu do mbetemi gjtihnjë në derë të Perëndimit. Do hapen negociatat, por sa do vazhdojnë ato? Po vazhduam me këto mend ato do jenë Penelopë-negociata. Do vazhdojmë të gjendemi në situata edhe si kjo e Sekretarit Amerikan të Shtetit Pompeo, i cili do bëjë një rrotullim të plotë rreth nesh, duke vizituar këdo deri dhe hollesira në kufijtë tokësor e detar të Shqipërisë, por këtu tek ne nuk vjen. Pse? Se nuk do të takojë Shqiptarët? Jo! Se nuk do të takojë qeveritarët e Shqiptarëve. Ndaj, nëse nuk duam të vazhdojmë të jetojmë paradoksin ku shqiptarët anëtarësohen në BE, por Shqipëria jo, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të duam të mirën e njëri tjetrit.
*Autori është ekonomist i angazhuar, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38