Politiko.al
  • KREU
  • TE FUNDIT

    Tërmeti/ Rama: Basha bëri gabim të madh që refuzoi tryezën e përbashkët

    Video: Berisha “superhero”, Balotelli e mposht me shumë fat!

    Video/ Basha: 8 Dhjetori ditë për solidaritet, jam krenar për të rinjtë dhe të rejat e FRPD-së

    Video: Laçi nuk njeh blof në shtëpi, Flamurtari për S.O.S

    Erdogan zotohet se 500 banesat e premtuara do të ndërtohen brenda një viti

    Bayerni takim special me Neuer, klubi pritet të dalë shpejt me vendim

    Basha mesazh për 8 dhjetorin: Dhimbja e banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë

    Juventusi humb me Lazion, Ronaldo habit me reagimin e tij

    Ndihmat për Shqipërinë/ Rama tregon detajet e takimit me Erdogan, zbulon edhe bisedën me Macron

  • TË POSAÇME
    • All
    • Te posaçme

    ‘8 dhjetori’, Dita e Rinisë/ 29 vjet nga lëvizja e studentëve

    Mero Baze: Sondazhet krahasuese të Ramës me kreun e PD të gabuara; hera e parë që Basha udhëheq opozitën

    Zgjedhja e Çelës, Euractiv: Reforma gjyqësore e monitoruar nga SHBA e BE, t’i japin fund pandëshkueshmërisë për politikanët

    Dikur isha socialist. Pastaj e pashë si funksiononte

    Edi Rama OSBE

    Video/Kafe dhe këmbët mbi tavolinë, Rama rehatohet në zyrën e re të OSBE-së

    Speciale e DER SPIEGEL: Kokaina, shqiptarët janë lojtarët e rinj të mëdhenj

    Kush është Olsian Çela, prokurori i dosjeve të bujshme dhe deklaratat e forta për luftën me krimin

    Agron Gjekmarkaj: Ikja e Tufës; dëbojmë shkrimtarët dhe admirojmë zuzarët

    “Ushtari i partisë”/ Dvorani sërish kryetar edhe me short, a rrezikon ngërçin KED pas padive të Metës?   

  • EDITORIAL

    Dikur isha socialist. Pastaj e pashë si funksiononte

    Çfarë fshihet pas ftesës së Ramës dhe refuzimit të Bashës

    Dy fjalë për Solidaritetin dhe Suvatimin (në vend të Rimëkëmbjes) e Shqipërisë

    Zoti Kryeministër, ka një mesazh për Ju…

    Si na zuri ky tërmet, dhe na la ashtu si na gjeti

    (anti)KÇK. Sepse çdo gjë tjetër e ka kapur inercia

    Basha takohet me suksesin e parë

    Më mirë të shkruaja për Anjezën e Preçit, se sa për vetingun e dreqit

    Banaliteti i ‘Rama ik!’ në stadiumin ‘Ave Rama!’

  • E-TJERA

    Erdogan zotohet se 500 banesat e premtuara do të ndërtohen brenda një viti

    U dëmtua nga tërmeti, shembet godina nr. 15 në Qytetin Studenti

    Kokainë, armë zjarri dhe municione/ Tre të arrestuar në Shkodër

    E diela me diell, parashikimi i motit për sot

    Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra për të prekurit nga tërmeti: Nuk do e kalojnë dimrin në të ftohtë

    Kryemadhi akuza kryeministrit: Shkaktari i 51 viktimave nuk është tërmeti por Edi Rama

    Foto ilustruese

    Siguria e banesave të prekura nga tërmeti, inxhinieri shpjegon 9 hapat e ekspertimit të një godine të dëmtuar

    Akuzat për ekipet shqiptare të shpëtimit, Çako: Strukturat kanë qenë kompakte dhe të harmonizuara

    Foto ilustruese

    Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën shoferi

  • NDERKOMBETARE
    Irlandë

    Para, restorante dhe makina luksoze, goditet banda e shqiptarëve në Irlandë

    Video/ Merkel viziton kampin e përqëndrimit në Aushvic, humb ekuilibrin gjatë homazheve

    Komisioni i Venecias sugjeron që Shkupi ta rishqyrtojë ligjin e përdorimit të shqipes

    Albin Kurti. Foto: Arkiv

    Kurti: Varret masive dhe gjenocidet janë e vërteta e Serbisë

    Serbia mbledh ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    Merkel nga Aushvici: Gjermania ka përgjegjësi për të kujtuar krimet naziste

    Thaçi akuzon BE-në: Ka standarde të dyfishta, shikoni si sillet me Serbinë dhe me ne

    Donald TUSK in plenary session week 43 2016 in Strasbourg

    Tusk: Mos hapja e negociatave mund të shkaktojë destabilizim në Europë

    Koalicioni qeveritar, thellohen mosmarrëveshjet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

  • POLITIKOFF

    Veprime të thjeshta që mund t’iu largojnë stresin në prag festash

    Tayna publikon këngën e saj të re, fansat surprizohen

    “Update” i ri nga Instagram, jo të gjithë mund të hapin një llogari

    Çmimi ‘Artisti më i mirë Internacional’ shkon për grupin “Sizma” nga Italia

    Shtyu projektet muzikore për t`u solidarizuar me viktimat e tërmetit, Krasniqi sjell “28 Nëntori Kuq e Zi”

    Sara Hoxha tregon si të përballosh xhelozinë e dy fëmijëve ndaj njëri-tjetrit

    Renato Mekolli sqaron të vërtetën e largimit të tij nga Hell`s Kitchen

    Sondazh/ Kush fiton sonte “Kënga Magjike 2019”?

    Të do apo nuk të do shoqëria? E përcakton shenja juaj e horoskopit

  • POLITIKON

    Foto/ Meta viziton disa nga shtëpitë e prekura nga tërmeti në Durrës

    Meta falenderon të rinjtë vullnetarë që kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti: Jeni të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm!

    Kryemadhi akuza kryeministrit: Shkaktari i 51 viktimave nuk është tërmeti por Edi Rama

    Reagon presidenca për deklaratën e Vuçiç: Faktori ndërkombëtar t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi

    Zgjedhja e Çelës, Euractiv: Reforma gjyqësore e monitoruar nga SHBA e BE, t’i japin fund pandëshkueshmërisë për politikanët

    Diplomati Nesho: Kryesimi i OSBE-së një sfidë, liderët po personalizojnë politikën e jashtme

    Kryeprokurori i ri, ISP nxjerr në pah 3 probleme: 19 deputetë votuan për më shumë se një kandidat

    Kalaja e Krujës nuk i shpëtoi dot tërmetit, Meta: Janë dëmtuar rëndë dy monumentet unike

    Pas Arta Markut, jep dorëheqjen edhe Shefja e Kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme

  • FOTO E DITËS

    Natura viva

    Punëtorët po përgatisin pemën e Vitit të Ri

    Në Vigjilje!

    Sabri Yildirim / Anadolu Agency

    Zbardhi bora!

    Avion

    Braktisje

    Xmas time

    Santa që vjen nga ngricat

    Lutje!

    Portretet e ‘Apokalipsit’

    Të pastrehët

  • MULTIMEDIA
No Result
View All Result

‘Paradoksi Rama’ dhe Partia (e ndryshuar) Socialiste

January 30, 2019
in EDITORIAL, OP-ED, TE FUNDIT
0
9
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fitim Zekthi

Në Europë dhe vende të tjera të botës ka kohë që ka një rikthim të diskutimeve mbi marksizmin, mbi komunizmin, shumë parti po i japin ngjyra shumë komuniste programeve dhe gjuhës së tyre etj. Ka një gjallërim të këtyre diskutimeve dhe popullarizimit të këtyre ideve, sidomos pas krizës së madhe financiare të vitit 2008, një krizë e cila pati pasoja gati kudo, pasoja të cilat ende vijojnë në forma të ndryshme.

Krahas autorëve marksistë, që flasin për nevojën e një rendi të ri ekonomik dhe politik, që flasin për rënie të kapitalizmit dhe rrënim të demokracisë, që i shohin idetë komuniste si më të mirat për shoqërinë, edhe shumë parti politike në Europë dhe vende të tjera po i brendësojnë këto terma. Kështu, Partia Laburiste, e drejtuar nga Jeremy Corbyn është zhvendosur më majtas se sa ajo më parë; ish komunistët e Die Linke në Gjermani janë rritur; në Itali lëvizja “Pesë Yjet”, që ka një frymëzim pak a shumë marksist, është partia e parë; në SHBA kandidati demokrat Bernie Sanders është zhvendosur shumë më majtas se sa ka qenë dekadat e fundit Partia Demokrate; në Francë ka fuqizim të ngjyrave marksiste të Jean Luc Melenchon dhe të tjerëve në spektrin e të majtës, etj., etj.

Sigurisht, edhe në Shqipëri ka njerëz që janë pranë këtyre qëndrimeve, por më shqetësues duket se është një lloj rikthimi tjetër i komunizmit. Shqipëria, e cila ka vuajtur nga një diktaturë e tmerrshme komuniste, nga një regjim që ushtroi genocid mbi kundërshtarët, që hapi kampe përqendrimi, që terrorizoi me anë të Sigurimit të Shtetit për dekada popullin, nuk mund të joshet nga idetë komuniste, nuk mund të shohë tek ato asnjë zgjidhje, nuk mund të ketë asgjë që vendi ynë nuk di mbi komunizmin.

Megjithatë, duket se  vendi dhe populli ka rënë në kllapi dhe nuk arrin të kuptojë se, qetësisht, në vend po ndodh një formë tjetër e rikthimit të komunizmit, ndryshe nga sa ai po shfaqet në vende të tjera. Në Shqipëri po normalizohet rikthimi në detyra të larta i njerëzve të regjimit komunist, madje i njerëzve që vinin nga strukturat më kriminale të tij, nga Sigurimi i Shtetit, nga Hetuesia dhe nga Ministria e Brendshme.

Presidenti Reagan u shpreh në vitin 1961 (nuk ishte zgjedhur ende president) se “liria është vetëm një brez larg zhdukjes. Ne nuk ua përcjellim atë fëmijëve tanë përmes venave të gjakut. Për të duhet të luftohet, ajo duhet mbrojtur dhe përcjellë brezit tjetër, në mënyrë që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë”.

Shqipëria, sigurisht, që nuk zhvilloi kurrë një proces të qartë dekomunistizimi, nuk u penguan të ushtronin detyra të larta shtetërore njerëz të lidhur me krimet e komunizmit, njerëz që vinin nga ish Sigurimi i Shtetit.  Megjithatë, në vitet 1992-1997, u bë një ligj dhe kishte një atmosferë të fortë  kundër kësaj kategorie njerëzish. Ishte e pamundur që të shihej si normale që një hetues i regjimit komunist të mbante detyrë të lartë shtetërore. Edhe kur kishte raste të tilla, dihet që askush nuk e shihte si normale apo që kjo të kthehej në normë. Pas vitit 1997 pati një rehabilitim të plotë, pati rikthim të këtyre njerëzve kudo në institucione, por kurrë kjo gjë nuk u pranua si normale në shoqëri, madje kishte një komision që drejtohej nga Nafiz Bezhani i cili verifikonte figurat.

Partia Socialiste, e drejtuar nga Fatos Nano, dallohej për një dominim nga njerëz të majtë, zyrtarë, intelektualë  apo funksionarë periferikë të Partisë së Punës, por nuk dukej se kishte ndonjë dominim të madh të familjeve të larta të regjimit komunist apo të njerëzve që vinin nga ish Sigurimi i Shtetit.

Ardhja e PD-së në pushtet në 2005 nuk mundi ta ndryshojë gjendjen, megjithë përpjekjet dhe një ligji lustracioni të miratuar nga qeveria Berisha i cili u rrëzua nga Gjykata Kushteteuse. Gjërat ishin konsoliduar, kishte mjaftueshëm njerëz të Partisë Socialiste, disa prej tyre njerëz të lidhur me regjimin komunist dhe me ish Sigurimin e Shtetit të cilët nuk lejonin më një ligj lustracioni.

Për herë të parë në jetën publike në Shqipëri, pas vitit 1997, nisën të shfaqen hapur portrete të Enver Hoxhës në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, apo në vende të tjera pas vitit 2013.  Qeveria Rama apo Partia Socialiste-Rama ndryshonte thuajse në mënyrë paradigmatike me atë të qeverisë dhe Partisë Socialiste-Nano dikur.

Në qoftë se partia e drejtuar nga Nano dominohej nga njerëz që vinin nga bota intelektuale ose njerëz që vinin nga periferia e Partisë së Punës, si profesorët Meidani, Hajdaraga, Lakrori, Islami, Meksi, apo intelektualët që kishin qenë në periferi të Partisë së Punës si Dokle, Bufi, Angjeli etj., (përjashtim bënte vetëm Ruçi i cili ishte thjesht një aparatçik, ndoshta dorëzani i Partisë së Punës), Partia e drejtuar nga Rama u largua ngadalë nga kjo kategori dhe shkoi drejt njerëzve të lidhur ose që vinin nga familje më në zemër të regjimit komunist. Paralelisht, edhe njerëzit që vinin nga strukturat kriminale të hetimit dhe Sigurimit të Shtetit u afruan pak më shumë.

Në terma ideologjikë Partia Socialiste e drejtuar nga Rama largohej nga socialdemokracia, bëhej më pak e majtë dhe shkonte drejt social-liberizmit, ndërsa në njerëz ajo bëhej shumë më enveriste. Duket si paradoks, por ndoshta ky largim nga e majta socialdemokrate (të paktën në gjuhë sepse në thelb kurrë nuk ka ndryshuar asgjë) ishte një mënyrë më e mirë për të shkuar drejt grupimit në kupolën e partisë të njerëzve që ishin shumë më afër me nomenklaturën dhe me strukturat kriminale të regjimit.

Kështu që gjatë tetë viteve në opozitë PS e Ramës e konsolidoi këtë qasje të re duke u zbrazur gati plotësisht nga ish-profesorët që e drejtonin dikur PS-në dhe duke shkuar te njerëz të familjeve të lidhura drejtpërdrejt me regjimin komunist.

Vit pas viti, pas 2013-ës, portretet e Enver Hoxhës shfaqen gjithnjë e më shumë në ceremoni zyrtare. Kjo u bë aq problem sa, në një rast, ambasadori amerikan ndërhyri dhe tha se është fatkeqësi që në Shqipëri tunden këto portrete. Qeveria veproi dhe ato ditë nuk pati portrete, por muaj më pas u rikthye e njëjta gjë.

Kjo do të ishte më e pakta. Por jo, qeveria Rama filloi një proces gjoja të kujtimit të viktimave të komunizmit duke ndërtuar ambiente ku estetizohej diktatura dhe krimet e saj. Një nga mënyrat më të mira për ta normalizuar një krim është estetizimi i krimit, thotë Alan Charls Korsi universiteteit te Pennsylvania-s . Njerëzit do ta shohin të shkuarën si vepër arti, si objekt estetik, si vëzhgim i lirë kureshtar dhe nuk do të hyjnë kurrë në thelbin e asaj që ajo ka qenë. Estetizimi bën neutralizimin moral të krimit dhe të qëndrimit të shoqërisë ndaj autorëve të krimeve. Në të vërtetë kjo gjë ndodh. Njerëzit, nxënësit, pensionistët dhe kushdo shkon në këto ambiente nuk del prej tyre me ndjenjën e neverisë për krimet, nuk del prej tyre me ndjenjën e vetëdijes së thellë se shpirtra njerëzorë janë masakruar dhe se këto krime kanë autorë, të cilët i detyrohen një falje kombit dhe i detyrohen largim nga drejtimi i vendit. Kështu u bënë disa bunkerë, u bë “Shtëpia me gjethe”, të cilët janë saktësisht “estetizim i krimit”.

Si në rastin e “paradoksit” të zhvendosjes nga socialdemokracia dhe afrimit në drejtimin e partisë të njerëzve të familjeve të nomenklaturës dhe të strukturave kriminale të regjimit, edhe ketu kemi shfaqjen e një “paradoksi” tjetër. Ndërtohen ambiente, bunkerë që kujtojnë viktimat (gjë që Nano nuk e bëri) për të treguar se kemi të bëjmë me një parti antikomuniste dhe ndërkohë partinë e drejtojnë, jo më njerëz që nuk vinin nga nomenklatura dhe lidhjet me strukturat kriminale. Kjo taktikë u ndoq edhe me ngritjen e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve. Ky autoritet nuk ka qëllim që t’u tregojë shqiptarëve njerëzit që vijnë nga ish Sigurimi i Shtetit që që janë deputetë, ministra, zëvendësministra, drejtorë në Polici, drejtorë në SHISH, gjyqtarë dhe prokurorë etj., përkundrazi ky Autoritet ka për qëllim të krijojë “paradoksin”, pra të tregojë se Partia Socialiste është më antikomuniste se sa ajo e Nanos dhe, ndërkohë, njerëzit e nomenklaturës drejtojnë dhe njerëz të ish Sigurimit të Shtetit janë kudo në institucione.

Dy ditë më parë, deputeti Enkeljed Alibeaj denoncoi me emra marrjen në drejtim të të gjitha zyrave të SHISH nga njerëz të ish Sigurimit të Shtetit. Një gjë të tillë e ka bërë edhe deputeti Gent Strazimiri. Po ashtu, një anëtar i KLP-së, i organit që do të emërojë prokurorët dhe prokurorin e Përgjithshëm është ish sigurims sipas asaj që po del në shtyp.

Përballë fakteve shoqëria duket e heshtur, media dhe opinionistët duken pa fjalë. PS dhe Rama ia kanë dalë ta bëjnë normale atë që dikur mund të ndodhte, ka ndodhur por nuk ka qenë kurrë e pranuar si normale. Duke u normalizuar kthimi apo rikthimi i njerëzve të lidhur me këto struktura kriminale okulte vendi bie, pa kuptuar, në një skllavëri të plotë ekonomike dhe politike.

Eduard Herman thotë se shumica e regjimeve totalitare nuk bëjnë dot pa normalizimin e asaj që quhet e pamendueshme ose që dikur ishte e pamendueshme. Kjo bëhet duke e ndarë procesin në pjesë, duke e shkëputur secilën pjesë nga gjykimi moral. Siç ndodh për shembull me mbytjen e hebrejve në dhomat e gazit apo me masakrat në kampet e komunizmit. Njëri i dërgon në tren, një tjetër drejton trenin, një tjetër i prêt, një tjetër i çon në korridor, një tjetër i fut në një dhomë, një tjetër shtyp butonin e gazit, një tjetër tërheq trupin etj., etj., dhe kështu procesi normalizohet dhe askush nuk e sheh këtë si një llahtari dhe krim të urryer. Edhe me rikthimin masiv të ish -sigurimsave dhe të njerëzve të kupolës së Partisë së Punës kjo gjë ka ndodhur.

Milan Kundera thotë se lufta ndaj pushtetit është një luftë e kujtesës mbi harresën. Në qoftë se nuk ka luftë të kujtesës me harresën, në qoftë se nuk ka luftë për të mbajtur mend përkundër harrimit, atëherë nuk ka luftë kundër asnjë pushteti. Atëherë jemi thjesht skllevër. Nuk është fare habi që një ditë Edi Rama apo Erion Veliaj të thërrasin njerëzit të prishin xhamitë dhe kishat apo të demaskojnë armiqtë e partisë dhe të popullit. Qëndrimet antifetare të Ramës janë të njohura dhe thirrjet për të demaskuar opozitën si pengesë në “ndërtimin e vendit” gati janë normalizuar. Nuk është çudi që një ditë Rama dhe Veliaj të dalin dhe të thonë se prona duhet të jetë e gjitha shtetërore, apo se Partia Socialiste ka “rolin udhëheqës” e vetme. Kur u miratua dekreti i presidentit Meta për ministrin e Jashtëm, kryeministri Rama tha tekstualisht “sa të jetë PS nuk do të vijë kurrë në pushtet PD”.

Ajo që ka thënë presidenti Reagan, se liria është vetëm një brez larg zhdukjes, përshkruan plotësisht gjendjen në vendin tonë.

Tags: edi ramaFitim Zekthi
Share4Tweet2SendSend
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni JOIN GROUP!
Previous Post

Kërcënime nga shqiptarët dhe maqedonasit, Adelina përlotet teksa tregon vështirësitë e martesës

Next Post

Partia Demokratike: Erion Veliaj po përgatit dy afera të mëdha korruptive

Next Post

Partia Demokratike: Erion Veliaj po përgatit dy afera të mëdha korruptive

Discussion about this post

LAJMET E FUNDIT

Tërmeti/ Rama: Basha bëri gabim të madh që refuzoi tryezën e përbashkët

December 8, 2019

Video: Berisha “superhero”, Balotelli e mposht me shumë fat!

December 8, 2019

Video/ Basha: 8 Dhjetori ditë për solidaritet, jam krenar për të rinjtë dhe të rejat e FRPD-së

December 8, 2019

Video: Laçi nuk njeh blof në shtëpi, Flamurtari për S.O.S

December 8, 2019

Drejtor
Alfred Lela

Kryeredaktor
Marsel Lela

Redaksia
Suela Gjidede
Donjeta Zeqa
Irgis Hysenaj

Redaksia: [email protected]
Marketing:[email protected]

NIPT: L81318452O
Regjistruar me vendim nr. 1209 te Gjykates se Tiranes, dt. 14.11.2017

Na Ndiqni

Të fundit

Tërmeti/ Rama: Basha bëri gabim të madh që refuzoi tryezën e përbashkët

Video: Berisha “superhero”, Balotelli e mposht me shumë fat!

Video/ Basha: 8 Dhjetori ditë për solidaritet, jam krenar për të rinjtë dhe të rejat e FRPD-së

Video: Laçi nuk njeh blof në shtëpi, Flamurtari për S.O.S

Erdogan zotohet se 500 banesat e premtuara do të ndërtohen brenda një viti

Bayerni takim special me Neuer, klubi pritet të dalë shpejt me vendim

Më të lexuarat

  • Para, restorante dhe makina luksoze, goditet banda e shqiptarëve në Irlandë 223 views
  • Dikur isha socialist. Pastaj e pashë si funksiononte 185 views
  • Sondazh/ Kush fiton sonte “Kënga Magjike 2019”? 144 views
  • Mero Baze: Sondazhet krahasuese të Ramës me kreun e PD të gabuara; hera e parë që Basha udhëheq opozitën 144 views
  • Siguria e banesave të prekura nga tërmeti, inxhinieri shpjegon 9 hapat e ekspertimit të një godine të dëmtuar 133 views
  • Serena Leka, shqiptarja që mori çmim të parë në ‘Samitin Botëror të Inovacionit’ në Kinë 111 views

© 2018 POLITIKO.AL - Webhost.al

No Result
View All Result
  • KREU
  • TE FUNDIT
  • TË POSAÇME
  • EDITORIAL
  • E-TJERA
  • NDERKOMBETARE
  • POLITIKOFF
  • POLITIKON
  • FOTO E DITËS
  • MULTIMEDIA

© 2018 POLITIKO.AL - Webhost.al

Kthehu
error: Content is protected !!