Paradoksi/ Vajzat deputete të thjeshta në veshje, gratë e Kuvendit preferojnë luksin

Deputetet e parlamentit shqiptar shquhen për veshjet e tyre luksoze.

Ajo që bie në sy është tendenca e deputeteve të reja në moshë për t’u veshur më thjeshtë, dhe me make-up jo të rënduar.

Gratë e Kuvendit preferojnë të vishen me rroba të firmave të njohura, shpesh herë me dizajne të rënduara. Veshjet  më të spikatura janë fustanet e gjatë dhe takat.

Ndërkohë deputet e reja preferojnë një veshje më serioze, zakonisht xhaketë dhe pantallona, ku mbizotëruese janë ngjyrat e nxëna ose të zbehta dhe nuk rëndohen me aksesorë.