Flash News

KRYESORE

Parakalimi i gabuar përplas dy makina në Fushë-Krujë, tre të plagosur rëndë

Parakalimi i gabuar përplas dy makina në Fushë-Krujë, tre

Pasditen e sotme ka aksident ka ndodhur pranë fshatit Larushk në Fushë-Krujë, ku sipas informacioneve paraprake kanë mbetur të plagosur tre persona, emrat e të cilëve janë: Mevlan Hakorja, Fatjon Hakuja, Vullnet Zenja, banues në Tiranë.

Mësohet se një automjet tip “Benz” u fut në parakalim të gabuar dhe ka goditur një mjet tjetër. Më pas mjeti u përplas me një bllok betoni. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende identitetet e personave të plagosur, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ku nga informacioent e para bëhet e ditur se janë në gjendje të rëndë.

Sipas drejtuesve të mjeteve dhe banorëve, vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme është burim aksidentesh pasi nuk ka sinjalistikë.

Të fundit