Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Berishës: E dëgjuat Ramën? Në vjeshtë përgatituni për grevë urie

Paralajmërimi i Berishës: E dëgjuat Ramën? Në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e bërë nga Edi Rama se do të dorëhiqej si kryetar i PS-së nëse kjo parti nuk dilte forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas Berishës, ky është ndryshim i Ramës nga qëndrimi i mbajtur më parë se do të dorëhiqej nëse PS nuk fitonte zgjedhjet.

Ish-kryeministri paralajmëron për grevë urie të socialistëve në vjeshtë, pasi do të jetë PD ajo që do të marrë drejtimin e vendit pas zgjedhjeve.

Reagimi i Sali Berishës:

Edi Rama pregatitet per kapitullimin final

Rama me pare ishte zotuar se

- po te humbiste zgjedhjet do te jepte doreheqjen

- Rama parmbreme tek Balla hoqi dore nga zotimi i meparshem dhe deklaroi se

- po te dale PS parti e dyte, do te jape doreheqjen.

Me kete, Rama pranoi haptas se nuk sheh fitore ne horizont!

Javen e ardheshme ndiqeni pasi Rama do te deklaroje se vetem po te dale parti e trete do te jape doreheqjen. Prandaj o siçiliste, pregatituni per nje greve te re urie vjeshten qe vjen! sb

Të fundit