Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i ambasadës amerikane për personat që kërkojnë vizë turistike

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të përfitojnë viza turistike.

Ambasada ka shprehur qartë se vizat duhet të përdoren për vizita tek familjarët apo për turizëm dhe jo për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në SHBA.

“Vizat turistike duhet të përdoren për udhëtime të shkurtra në Shtetet e Bashkuara – si vizitat tek familjarët apo turizëm. Kjo kategori vize nuk është për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që jeni duke ndjekur rregullat e vizës kur jeni duke udhëtuar në SHBA”, shkruan ambasada amerikane.

Të fundit