Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA për rrjetin 5G, reagon Balla: Jo të gjitha kompanitë janë të besueshme, duhen dëgjuar amerikanët
Vjen reagimi i parë nga qeveria, pas paralajmërimit të ambasadës së SHBA se të dhënat e përdoruesve mund të keqpërdoren nga kompanitë përmes rrjetit 5G, i cili po eksperimentohet së fundmi në Shqipëri.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se duhet të dëgjohet thirrja e partnerëve të SHBA pasi jo të gjitha kompanitë duhet të besohen kur bëhet fjalë për të dhënat personale.
“Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjete mund tu besojmë të dhënat tona personale. Dikush mund t'i përdorë për qëllime të tjera. Duhet të forcojmë legjislacionin tonë për ti pamundësuar këto kompani dhe të rrisim sigurinë e sistemeve tona informatike”, u shpreh Balla.
Një ditë më parë, deklarata të opozitës ngritën të njëjtin shqetësim duke i kërkuar qeverisë që të ndërhyjë pas këtij paralajmërimi.