Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Bashës për tenderat, Rama e ironizon: Konkurrencë e pandershme për aktorët e Portokallisë!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kryedemokratit Basha, i cili pak më parë akuzoi qeverinë se ka  dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë në dy javët e fundit.

Përmes një reagimi në twitter Rama ironizon edhe paralajmërimin e Bashës, i cili paralajmëroi se faktet tronditëse do t’i paraqesë në selinë blu.

“Plani 7x7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7x7=42!”, shkruan Rama në twitter.

 

 

 

 

Një përgjigje tjetër ka ardhur nga Basha në twitter ku i kërkon kryeministrit të ndalë sulmet ndaj opozitës.

“Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit”, shkruan Basha.

Të fundit