Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Bashës: Regjimi kriminal po shkon drejt përplasjes me popullin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha një paralajmërim të fortë, pasi kryetari i ri i bashkisë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Eduard Duro, u fut në godinën e institucionit, ku edhe janë të vendosura forca të shumta policie. Kreu i opozitës e bëri të qartë se me të tillë veprim, regjimi kriminal po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin.

“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, shkroi Basha në profilin e tij në Facebook.

Të fundit